image_313
Analisti i njohur Andrea Stefani mësohet se ka paditur në gjykatën e Tiranës gazetën Mapo, duke i kërkuar kësaj të fundit një dëmshpërblim financiar prej 100 milion lekë të vjetra. Padia civile e opinionistit Stefani është regjistruar në datën 4 dhjetor, ku sipas akuzës, media që administrohet nga Henri Çili, do të duhet të mbajë përgjegjësi për një shkrim të botuar, ku Andrea Stefani akuzohej si spiun e bashkëpuntor në ish-sigurimin e shtetit.