Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet parandaluese për konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 7 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë pezulluar 22 leje drejtimi për alkool dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

Detaje nga policia: 

Janë arrestuar 7 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur ose të papajisur me leje drejtimi;
Janë pezulluar 22 leje drejtimi, për alkool dhe shpejtësi mbi normat e lejuara;
Janë proceduar administrativisht 320 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
Janë proceduar administrativisht 56 drejtues motomjetesh, për kalim në zonat e këmbësorëve dhe korsitë e biçikletave;
Janë ndëshkuar 235 automjete të ndryshme, për shpejtësi mbi normat e lejuara, në bazë të pamjeve të adresuara nga makina inteligjente;
Janë proceduar administrativisht 23 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie dhe sjellje agresive në rrugët urbane të kryeqytetit;
Janë proceduar administrativisht 16 drejtues automjetesh, për xhama të errësuar;
Janë proceduar administrativisht 876 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shumica në rresht të dytë.

Gjithashtu nisur nga fakti që në fundjavë ngarkesa e trafikut për shkak të lëvizjeve në hyrje-daljet e kryeqytetit është me e shtuar se ditët e tjera, policia apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga të gjithë përdoruesit e rrugës.