OSHEE ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (23 dhe 24 maj) në disa zona të Tiranës.

Shkak i ndërprerjes së energjisë janë punimet që do të kryhen në NST Mëzez

“Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 23-24 maj

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 23-24 maj gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhen punime në NST Mëzez. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

23 maj

Pjesërisht: Paskuqan, “Babe Rexha”, Unaza e Re, Yzberisht, Rruga e Qelqit (Kombinat) Zona Fushe e “Misto Mames”, Zona Kmy (pjeserisht), “3 Heronjtë”

24 maj

Paskuqan, “Babe Rexha”, Unaza e Re, Yzberisht, Rruga e Qelqit (Kombinat) Zona Fushe e “Misto Mames”, Zona Kmy (pjeserisht), “3 Heronjtë”, Kashar Yrshek, Fushë Mëzez, ish rruga “Ura”, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas, Domje.