Akademia e filmit të Oscars ka thënë se ata “dënojnë” shuplakën e Will Smith në prezantuesin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe kanë kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimeve për këtë incident, shkruan Gazeta Metro.


Në deklaratë thuhet se “do të hetohet veprimi dhe pasojat e këtij sulmi” në përputhje me ligjin në Kaliforni dhe për thyerjet e standardëve të sjelljes.

 

Smith e goditi me shuplakë në fytyrë në skenë Rockun pasi që ai fillimisht bëri humor me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

 

Vetëm pak çaste pas këtij skandali ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë.