Sot do të organizohet e para protestë e opozitës që prej momentit kur Sali Berisha mori drejtimin e saj.

Qytetarët janë lajmëruar të dalin në orën 7 përballë Kryeministrisë, ndërkohë që lideri i opozitës i bëri thirrje një ditë më parë policisë të mos provokojë turmën.

Ndërkohë që opozita do të protestojë në Bulevard, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë për në Vlorë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e hapjes së bypass-it të qytetit bregdetar.

Pavarësisht mungesës së tij, brenda godinës së kryeministrisë sot pritet të ketë anëtarë të kabinetit qeveritar.