Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në Këshillin Politik që pritet të mblidhet sot në orën 18:00.

Qëndrimin e saj, opozita e bashkuar e ka shprehur në një letër drejtuar përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknurit.

Në letrën me firma të Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, dy përfaqësuesve të opozitës në këtë rast, thuhet se partitë politike dhe aktorët e tjerë zgjedhorë duhet të angazhohen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore.

“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë 2 kriteret e opozitës për të vijuar punën. “Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve, ja të gjitha argumentat e opozitës para mbledhjes.” thuhet më tej në qëndrimin e tyre.