saimir tahiri ne parlament kuvend
Parlamenti i ndërpreu punimet dy herë radhazi në seancën e parë të këtij sesioni. Shkak është bërë qëndrimi i opozitës kundër Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ministri e ka marrë fjalën për të sqaruar akuzat që i janë bërë nga ish -shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, për lidhjet e tij me trafikantë droge në Vlorës. Ministri ka nisur të flasë për sukseset e qeverisë kundër krimit dhe informalitetit, por deputetët e opozitës nuk e kanë lejuar të flasë. Kjo situatë e detyroi kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën, të kërkojë dy herë pushim.