autoret1

Vijon me intensitet operacioni i policisë franceze për kapjen e Cherif dhe Said Kouachi 2 vëllezërve franko-algjerianë, të identifikuar si autorë të masakrës në redaksinë e gazetës satirike, Charlie Hedbo ku mbetën të vrarë 9 gazetarë dhe 3 punonjës policie.
Mijëra policë dhe ushtarë të mbështetur nga helikopterët po kërkojnë në një zonë në veri të Parisit për kapjen e të dyshuarve të sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo.
Dëshmitarë thonë se kanë dëgjuar të shtëna me armë gjatë këtij aksioni. Mediat franceze flasin se 2 policë janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa 20 persona janë plagosur. Policia e Parisit ka përgënjeshtruar lajmin se gjatë aksionit janë vrarë dy persona. Por ajo nuk ka përgënjeshtruar të shtënat që kanë ndodhur në ndjekje të të dyshyarve.

Kërkimi është përqëndruar në pyllin Picardy me 5 helikopterë nga ajri dhe mijëra forca policie në terren tokësor. Raportet bëjnë me dije se policia franceze ka lokalizuar një makinë Peugeot 206, ku dyshohet se gjenden dy personat në kërkim për sulmin terrroist në revistën satirike Charlie Hebdo si dhe nje person i marre peng.  Dyshohet se autorët e armatosur kanë marrë peng personin në një biznes te nje agjencie publicitare me qëllim për të kaluar lehtësisht kufirin. Dëshmitarë pohojnë se kanë nisur negociatat për dorëzimin e dy vëllezerve dhe po mësohen kushtet e tyre për lirimin e pengjeve.
Policia u ka bërë thirrje banorëve në verilindje të Francës të qëndrojnë në banesa dhe të tregohen të kujdesshëm ndërsa fotot e dy vëllezërve janë publikuar kudo në media. Po kështu policia kërkon largimin e mediave nga zona, pasi e konsideron këtë të rrezikshme.

Ndërkaq mbi 88 mijë pjestarë të forcave të sigurisë janë përfshirë në operacion në mbarë vendin

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar,i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar.

Një zyrtar i lartë amerikan ka bërë me dije se të dy vëllezërit janë në listën e të ndaluarve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Kurse mediet franceze raportojnë se dy terroristët janë duke u përgatitur për të rënë “martirë”.