Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në Beograd sot. Në këtë takim vendi ynë do përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama ndërsa kreu i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar se nuk do të jetë prezent pasi ai dha dorëheqjen të dielën e kaluar për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale dhe do të përfaqësohet nga Nikolla Dimitrov. Liderët e Ballkanit pritet të fokusohen edhe njëherë në zbatimin e marrëveshjeve për 4 liritë kryesore të Bashkimit Europian për të forcuar më tej bashkëpunimin në rajon. Për të diskutuar dakordësinë e arritur në këtë takim Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të dalim më pas në një konferencë të përbashkët për mediet.

Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, pasi nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme.