Në Beograd ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp për ‘Open Balkan’ mes kryeministrit Edi Ramës, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.  Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se janari i vitit të ardhshëm do të jetë muaji kur do të duken hapat konkretë të nismës së Ballkanit të Hapur. Rama tha se nga janari 2022 do të nisin përpjekjet për lehtësimin e  kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive. Ai tha se një treg i përbashkët është shumë më i fuqishëm dhe përthith më shumë investime direkte.

Rama tha se shumë shpejt do të ketë edhe një studim ku do të raportohen të gjitha avantazhet dhe disavantazhes për nismën “Open Balkan’ në të gjithë rajonin, jo vetëm mes tre vendeve.