Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm më 3 dhe 4 nëntor në Beograd për takimet e radhës për nismën rajonale “Open Balkan”. Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vend të tij do të shkojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Në takimin e radhës për “Open Ballkan” palët, tashmë pa Zoran Zaev pritet që të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

Kujtojmë “Open Balkan” është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.