Drejtori i Bayern Munich, Oliver Kahn, përmes një postimi në Twitter është shprehur i lumtur për çmimin e Sadio Manes si lojtari më i mirë afrikan i vitit, transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesi senegalez ditën e djeshme u zgjodh sportisti më i mirë në kontinentin afrikan, në vitin 2022, nga Konfederata Afrikane e Futbollit.

 

Pas kësaj në një postim në Twitter ish-portieri i famshëm gjerman, Oliver Kahn, ka shkruar se është një nder i veçantë për klubin e tyre ky çmim i fituar nga Mane.

 

”Jemi shumë të lumtur për çmimin e Sadio Manes. Te Bayern Munich nuk ka pasur kurrë një futbollist afrikan të vitit në radhët e saj në historinë e tij të gjatë, që është një nder i veçantë për klubin tonë,” shkroi ai.

 

Pas disa ofertave të refuzuara prej Liverpool nga Bayern Munich për 30-vjeçarin, në fund palët u morën vesh për një shumë rreth 30 milionë funteve në fillim të këtij muaji.

Ai kishte qenë i jashtëzakonshëm për Liverpool, ku kishte realizuar 120 gola dhe regjistroi 48 asistime në 269 paraqitje në të gjitha garat.