Në një deklaratë ditën e sotme, OKB i bëri thirrje Rusisë të hapë portet pasi mungesat ushqimore të nxitura nga lufta në Ukrainë mund të shkaktojnë “kequshqyerje dhe uri në një krizë që mund të zgjasë me vite në të gjithë botën, sipas skynews.

“Unë i kërkoj presidentit Putin, nëse keni zemër, t’i hapni këto porte që të mund të ushqejmë të varfërit dhe të shmangim vuajtjen nga uria, siç kemi bërë në të kaluarën.”

Pas deklaratës të OKB-s ka reaguar Rusia, e cila ka theksuar se do të lejojë hapjen e porteve vetëm nëse hiqen sanksionet.

Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithit në botë, eksportonte shumicën e mallrave  përmes porteve të saj detare. Megjithatë që kur Rusia nisi pushtimin, Ukraina është detyruar të eksportojë me tren ose nëpërmjet porteve të saj të vogla të lumit Danub.