Të paktën 636 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Të dhënat janë konfirmuar nga OKB. Midis viktimave janë 6 vajza, 10 djem dhe 30 fëmijë të tjerë të gjinive të cilët nuk dihen ende. Nga ana tjetër, të paktën 1125 civilë janë plagosur.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa ajrore,” tha agjencia.

Më tej agjencia shtoi:

“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur luftime të ashpra është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit.”