Mbi gjysmë milion ton grurë janë eksportuar nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi që nga fillimi i gushtit, sipas njoftimit të Kombeve të Bashkuara. Që prej arritjes së marrëveshjes në fund të muajit të kaluar për të rifilluar eksportet, janë miratuar 36 kalime anijesh me grurë, tha OKB, duke shtuar se 21 anije u larguan nga portet e Ukrainës në drejtim të Bosforit.

Gjithsej 27 anije mallrash u kontrolluan në Turqi sipas marrëveshjes.