Sipas vlerësimit të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), 8.3 milionë refugjatë pritet të largohen nga Ukraina, shkruan CNN.

Rreth 5.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga e hëna, sipas shifrave të publikuara nga UNHCR.

UNHCR dhe organizatat partnere kanë bërë thirrje për 1.85 miliardë dollarë ndihmë për të mbështetur refugjatët ukrainas në vendet fqinje, tha të martën zëdhënësja e UNHCR Shabia Mantoo.

Gjatë një konferenë në Gjenevë, Mantoo tha se plani “synon të sigurojë ndihmë humanitare  për refugjatët që po largohen nga Ukraina dhe shtetasit e vendeve të treta”.

Ndërsa më shumë 7.7 milionë njerëz janë  zhvendosur brenda Ukrainës, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, duke e çuar numrin total të atyre që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në 12.9 milionë.