Më shumë se 6,500 civilë janë vrarë dhe më shumë se 10,000 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR), sipas mediave të huaja.

“Më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri më 20 nëntor 2022, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut janë regjistruar 16,784 janë vrarë ose janë plagosur, shkruan UNHCR në një deklaratë ku saktësohet se viktimat janë 6.595 dhe të lënduarit janë 10.189, përfshirë fëmijë, si në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase ashtu edhe në atë të kontrolluar nga forcat ruse dhe grupet e armatosura të lidhura me to.

UNHCR tha se shumica e viktimave ishin si pasojë e përdorimit të armëve të rënda, si sistemet e raketave, raketat dhe sulmet ajrore.