Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave antiCOVID-19 midis vendeve të pasura dhe të varfra do të zgjasë pandeminë globale, sipas faqes zyrtare të OBSH-së. Ghebreyesus e konsideroi zhvillimin dhe miratimin e vaksinave të sigurta dhe efektive më pak se një vit pasi koronavirusi doli si një arritje mahnitëse shkencore.

“Sidoqoftë, shpresat për t’i dhënë fund pandemisë janë në rrezik. Kjo, sepse vendet e pasura po blejnë dhe grumbullojnë të gjitha vaksinat në dispozicion, duke mos lënë asgjë për vendet e varfra”, paralajmëroi ai. Shefi i OBSH-së, Tedros tha se planet për të filluar shpërndarjen e vaksinave në shkurt në shumë nga vendet më të varfra të botës tani janë në rrezik.