Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë afatgjatë. Ekspertët e OBSH bënë thirrje për forcim të shërbimeve për shëndetin mendor dhe përmirësim të qasjes në shërbime të kujdesit përmes teknologjisë.

Ata po ashtu kanë kërkuar mbështetje psikologjike më të mirë në shkolla, universitete, vendet e  punës dhe për personat në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19. Organizata tha se “ankthi i lidhur me shpërndarjen e virusit dhe ndikimi psikologjik i mbylljes dhe vetizolimit”, kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor, bashkë me streset e lidhura me papunësinë, shqetësimet financiare dhe izolimin social.