Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë disa udhëzime të reja për vaksinën Moderna Covid-19. Sipas organizatës, vaksina nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna. Grupi këshillus ka kërkuar që ato mos ta marrin nëse nuk janë punonjëse shëndetësore ose me rrezik veçanërisht të lartë të ekspozimit.

“shtatzënia i vë gratë në një rrezik më të lartë të COVID-19 të rëndë, por përdorimi i kësaj vaksine në gratë shtatzëna aktualisht nuk rekomandohet,” shkroi grupi.

Drejtori i OBSH-së për imunizim Kate O’Brien tha se provat klinike të vaksinës Moderna ishin të nevojshme për gratë shtatzëna.