Organizata Botërore e Shëndetit po monitoron një variant të ri të koronavirusit të quajtur “Mu”, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi, në janar. Varianti “Mu”, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, sipas agjencisë së OKB-së në buletinin e saj javor mbi pandeminë. OBSH-ja tha se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Disa ditë më parë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës se sa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat.