Një zyrtar i OBSH-së paralajmëroi javën e kaluar se repartet e terapive intensive të vendeve Europiane mund të mbingarkohen, për shkak të një rritjeje shumë të shpejtë të infektimeve me variantin Omicron të Covid.

Nga një rritje e tillë, rrezikojnë edhe vende si Franca, Britania dhe Spanja, të cilët kanë programe kombëtare shëndetësore konsiderueshëm të fortë në menaxhimin e infektimeve.

Shtimi I pacientëve në repartet e terapisë intensive, vonimi I diagnozave për shkak të mbingarkesës dhe të qenit pranë një kolapsi të plotë të sistemit të shëndetësisë, janë vetëm disa nga pasojat e valës së fundit të infeksioneve në të gjithë kontinentin.

Dy vjet pas pandemisë, me Omicron jashtëzakonisht ngjitës që ndikon në shërbimet publike të llojeve të ndryshme, efekti i variantit në institucionet mjekësore ka rivlerësuar shumë elasticitetin e sistemeve të shëndetit publik, që konsiderohen thelbësorë për ofrimin e kujdesit të barabartë.

Problemi, thonë ekspertët, është se disa sisteme shëndetësorë kanë krijuar fleksibilitet të mjaftueshëm për të trajtuar një krizë si COVID-19 përpara se të shfaqej, ndërsa përsëritjet e infeksionit e kanë mbajtur pjesën tjetër të sistemeve shumë të shqetësuar për të zbatuar ndryshime gjatë urgjencës së gjatë.

Pranimet në spital për frymë tani janë po aq të larta në Francë, Itali dhe Spanjë sa ishin pranverën e kaluar kur të tre vendet kishin izolime dhe masa të tjera kufizuese.

Shkalla e shtrimit në spital të njerëzve me COVID-19 në Angli për këtë javë, më 9 janar ishte pak më e lartë se sa ishte në fillim të shkurtit 2021, përpara se shumica e banorëve të vaksinoheshin. Gjithashtu, këtë herë, nuk ka bllokime.