Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thotë se viti  i dytë i pandemisë së Covid-19 mund të jetë më i ashpër sesa i pari. Sipas tyre, gjykimi vjen duke marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja.

“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, u shpreh Mike Ryan i OBSH. Në përditësimin e fundit epidemiologjik, sipas OBSH-së, javën e kaluar është raportuar për pesë milionë raste të reja me koronavirus.