Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se u tejkalua pritshmëria e tij për pjesëmarrësit në protestën e 7 korrikut.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ai nuk mbetet zemërthyer edhe kur ka pak njerëz, por vlerëson ata që janë të pranishëm.

“U tejkalua numri. Unë kam një parim unë nuk jam njeri që mbetem zemërthyer kur nuk ka shumë njerëz. Unë mund të kem mbajtur fjalime me 50 vetë sikur kanë qenë 5000. Edhe ata 50 janë njerëz dhe duhen respektuar. Isha i vetëdijshëm që këta që do dalin ishin misionarë’, tha Berisha.