Siç duket, 2021-shi është një vit i vrullshëm për Yllin, i cili po vjen çdo ditë me projekte të reja. Vetëm pas ditë pas këngës së fundit, “Ndoshta”, këngëtari na solli një tjetër perlë. Sonte, ai publikoi këngën e re në bashkëpunim me Cricket, të titulluar “Pray”.

Kjo këngë erdhi pa lajmëruar. Nga ana tjetër, kujtojmë se këngëtari ka bërë të ditur pak ditë më parë në rrjetet sociale se që tani e tutje do të jetë në menaxhimin e mikut të tij më të mirë, Bonart Ajvazi.

Më 26 dhjetor 2020 Yll Limani bashkoi forcat me një prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare për të sjellë një nga duetet më të bukura si një dhuratë për fundvit. “Mos shko” mban titullin kënga e tyre që është bërë menjëherë virale.