Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare. Zelensky ka thënë se arsyeja e përjashtimit është fakti që ata janë “tradhtarë”.

“Sot është marrë një tjetër vendim sa u përket anti-heronjve. Nuk kam kohë të merrem më të gjithë tradhtarët, mirëpo gradualisht, të gjithë do të ndëshkohen”, ka thënë ai.

Zelensky tha se “kushdo që e shkel betimin e besnikërisë ndaj popullit ukrainas, do të privohet nga gradat ushtarake”.