Beatrix Ramosaj padyshim është njëra ndër personazhet më të komentuara të estradës shqiptare.


Ajo vazhdon e komentohet qysh nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP”.

 

Lidhja e saj brenda “BBV” me Donald Veshaj, u paragjykua shumë, pasi ky i fundit konsiderohej se kishte lënë në gjysmë një lidhje jashtë me moderatoren shqiptare, Bora Zemani.

 

Por lidhje kjo që nuk i mbijetoj edhe jetës jashtë mureve të “BBV”, dhe çifti i dhanë fund.

Pas kësaj nuk kanë munguar dedikimet dhe ‘thumbat’ drejt njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.

Së fundi, Trixa ka bërë një status në llogarinë e saj në Twitter, që ka bërë të mendohet se mund të jetë për lidhjen e saj të fundit publike.

 

“Nuk kam asnjë energji për të urryer një shpirt. Unë ose të dua, të uroj më të mirën ose shpresoj që të shërohesh”, ka shkruar ajo në status.