Revolucioni për kompensimet e menaxherëve është gati. FIFA është gati të miratojë “Rregulloren e Menaxherëve”, një projekt që është pjesë e reformës së përgjithshme të sistemit të transfertave dhe që do të marrë po-në përfundimtare deri në verë. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në qershor 2023, duke lënë jashtë seancën aktuale të merkatos dhe atë të dimrit të ardhshëm dhe do të trajtojnë në thellësi problemin e marrëdhënieve ndërmjet menaxherëve dhe shoqërive në kuadër të negociatave.

Masat kryesore të përfshira në tekstin e reformës përfshijnë:

– Vendosja e një tavani për tarifat;

– Rifutja e sistemit të licencave të detyrueshme dhe zhvillimi profesional për të vazhduar ushtrimin e profesionit të menaxherit të futbollit;

– Kufizimi i përfaqësimit të shumëfishtë, për të shmangur që një menaxher ta gjejë veten, gjatë një negocimi, të përfaqësojë më shumë se një nga palët e përfshira;

– Pagesat e tarifave të kompensimit duhet të bëhen përmes Dhomës së kompensimit të FIFA-s, në mënyrë që të sigurohet transparencë më e madhe;

– Futja e një sistemi më efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet menaxherëve, lojtarëve, klubeve, trajnerëve dhe shoqatave të lidhura;

– Një publikim i përditësuar dhe i detajuar i punës së bërë nga menaxherët në negociata, përfshirë shumën e transfertës dhe komisionet e paguara, gjithmonë me synimin për një transparencë më të madhe financiare;

– FIFA ka vendosur gjithashtu të publikojë një listë të plotë të të gjithë menaxherëve në aktivitet të rregullt, përmes së cilës palët e përfshira do të mund të konsultojnë detajet e kontaktit të një menaxheri të caktuar dhe të verifikojnë autorizimin e tyre.

Emblematike është cështja që lidhet me transferimin e Haaland te Manchester City. Citizens, përveç klauzolës së lirimit prej 60 milionësh të paguar për Borussia Dortmundin, paguan edhe 40 milionë të tjera për komisione, të ndara mes menaxherit (pas vdekjes së Mino Raiola, Haaland mbeti i lidhur me të njëjtën agjenci) dhe babait të tij. Një shembull tjetër ka të bëjë gjithmonë me një nga lojtarët e ndjekur nga Raiola: Paul Pogba. Në vitin 2012, mesfushori francez kaloi në një transferim të lirë nga Manchester United te Juventusi dhe në katër vitet në Torino, menaxherit iu paguan rreth 11 milionë komisione për rinovimin e kontratave. Në vitin 2016, më pas, rikthimi i francezit te Djajtë e Kuq për 105 milionë euro, nga të cilat 25 iu kaluan Raiolës, i cili mori edhe 10 të tjera direkt nga klubi anglez. Operacione absolutisht të ligjshme, por që bënë të nevojshme ndryshimin e një sistemi që deri më tani nuk parashikonte rregulla fikse për komisionet që mund të kërkonte një menaxher dhe që, në periudhën e ndërlikuar financiare pas Covid-it, po rëndonte gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të shoqërive.