Presidenca ka konfirmuar përmes zëdhënësit Tedi Blushi, bisedën telefonike që Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar pasditen e së mërkurës me zyrtarin e SHBA, z.Matthew Palmer.

Në një postim në facebook, Blushi shkruan se biseda është zhvilluar me kërkesë të z.Palmer dhe se institucioni i Presidentit është i gatshmë ta vë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.

Postimi i plotë:
Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj:

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.
Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!