Pas deklaratës nga ministri i Jashtëm grek, dhe kryeministri grek, se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon, vjen reagimi i parë nga Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i vendit, thotë se “detet e tokat nuk falen si rroba”.

Ky reagim vjen si përgjigje për një komentues, në profilin zyrtar të Ramës, në Facebook, i cili e pyet “Ujërat detare të Shqipërisë ja fale Greqisë?”.

Por Rama e fton të dëgjojë e të lexojë dhe të ruhet nga gënjeshtrat.

komentet rama gr

te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!”, shkruan Rama.