“Nuk do të jetë e lehtë”/ Marta Kos: Jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos deklaroi se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese. Duke folur në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo theksoi se çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Kos tha ndër të tjera se tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma dhe hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme.

“Jam mirënjohëse Presidencës daneze, jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE. Është rezultati i qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real.

Tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Nuk do të jetë e lehtë, por ju, i dashur Edi, keni mbështetjen e gjerë publike të vendeve kandidate, punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, sektorin privat; Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe t’ju këshillojë. Jam personalisht e përkushtuar që t’ju mbështesim,” tha Marta Kos.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top