Cristiano Ronaldo ka të ngjarë të bëhet një cështje e vërtetë për Manchester United. Portugezi mbeti jashtë skuadrës për derbin kundër City (i humbur 4-1 nga Djajtë e Kuq) për shkak të, zyrtarisht, një dëmtimi në ijë. Sipas The Athletic sulmuesi është kthyer në Portugali të shtunën, duke lënë në befasi si shokët e skuadrës ashtu edhe trajnerin, Ralf Rangnick, me të cilin marrëdhëniet duket se janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Mungesa e CR7 në listën e të grumbulluarve, sipas asaj që disa tabloidë raportuan të dielën, ishte për faktin se pesë herë Topi i Artë kishte mësuar se ai nuk do të startonte titullar në derbi, rrethanë e mohuar pjesërisht pas ndeshjes nga Rangnick vetë: “Kishte ende probleme me ijet të premten dhe kjo është arsyeja pse ne e ruajtëm”, tha trajneri, duke iu referuar një dëmtimi që e kishte detyruar tashmë të ndalonte për pak kohë edhe në mes të janarit.

Dyshimet dhe polemikat u ushqyen më pas nga motra e Cristianos, Katia Aveiro, e cila i bëri ‘like’ një postimi në Instagram, që shkruante për një CR7 në formë 100%, jo të dëmtuar dhe të përjashtuar vetëm për arsye taktike.

Me pak fjalë, situata mbetet larg të qenit e qetë: 2022 i Ronaldos sigurisht që nuk filloi në mënyrën më të mirë (vetëm një gol, kundër Brighton, në 8 ndeshjet e para të luajtura) dhe e ardhmja e tij mbetet shumë e pasigurt. Kontrata me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2024, por në tavolinë nuk mungojnë opsionet. Është PSG, ku ai do të luante bashkë me Messin në rast lamtumire të Mbappe, MLS që e shoqëron gjatë gjithë kohës dhe javët e fundit u fol edhe për një ribashkim të mundshëm me José Mourinhon te Roma. Hipotezë sa sugjestive aq edhe e ndërlikuar, duke pasur parasysh rrogën e lartë të portugezit.