Një zhvillim i bujshëm dhe i papritur te Barcelona. Gerard Pique ka shpallur lamtumirën e tij nga Barcelona dhe futbolli i luajtur. Qendërmbrojtësi ka zbuluar se të shtunën kundër Almerias do të jetë ndeshja e fundit në Camp Nou me Blaugranat. 35-vjeçari spanjoll ishte jashtë projektit të Xavi: “Tani që ëndrrat e atij djali janë realizuar, është koha për ta mbyllur atë rreth. Unë gjithmonë kam thënë që pas Barçës nuk do të ketë skuadra të tjera dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou. Unë do të jem gjithmonë një tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime. Do të kthehem, forca Barça gjithmonë”, tha ai. Ndeshja ndaj Almeiras është programuar të shtunën në orën 21:00, e vlefshme për ndeshjen e 13-të të La Ligës.

Mes Manchester United, Real Zaragoza dhe Barcelonës, Pique ka patur një karrierë plot kënaqësi. 428 paraqitje dhe 30 gola për mbrojtësin, që me fanellën blaugrana fitoi gjithçka. Palmares i jashtëzakonshëm me 8 tituj kampion në Spanjë. Përvec tyre janë shtatë Kupa Mbreti, gjashtë Superkupa spanjolle. Krenaria e Pique janë sigurisht katër Champions League, tre Superkupa UEFA dhe tre Kupa të Botës për klube. Me Spanjën një Europian dhe një Botëror si protagonist.