Sali Berisha është pyetur në deklaratën e tij për mediat lidhur me opinionet e dhëna në Tiranë nga raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer.

Berisha u shpreh se në betejën e tij ka përkah vetëm shqiptarët.

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj’, u shpreh Berisha.

Beyer theksoi se Gjermani do t’i qëndrojë krah SHBA-ve në vendimin për të mos bashkëpunuar me persona të shpallur non-grata dhe kërkoi një forcim të opozitës në vend.