Pas vendimit të gjykatës, PD i ka kërkuar SPAK që të administrojë kamerat e sigurisë pasi pretendon se gjyqtari Agron Zhukri është ndikuar nga takimi me një nga përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit. Për këtë çështje ka folur nga selia blu Flamur Noka duke thën se edhe ai siguron fotografi të Zhukrit me njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës duke pirë kafe.

Kur gazetarët i kërkuan që t’i bënte publike, Noka nuk pranoi duke thënë se nuk ka asgjë që nuk shkon në ato pamje.

“Doja ta hidhnim pas këtë histori. Nëse Zhukri është takuar me kriminel të rrezikshëm dhe ka bërë plan kriminal, drejtësia meriton të hetojë. Nëse është takuar me qytetar të lirë, nuk e di ku qëndron problemi. Unë doja të hidhja pas shantazhin që i është bërë 24 orë para vendimit. Sot jemi për të përcjellë mesazhin e bashkimit se kam dhe fotografi që Zhukri është takuar me njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës se nuk kanë rëndësi. Disponoj fotografi duke pirë kafe. Në rast se inskenon skemë kriminale është tjetër gjë”, tha Noka.