Para disa kohësh në rrjete sociale u përfol për prishjen e raporteve në mes repereve Mozzik dhe Noizy.


E këtë veçse e ‘konfirmoi’ largimi i duetit të dyshes nga Youtube, ku fansat aluduan se shkak i prishjes ishte projekti i fundit i Noizyt e Loredanes ‘Heart Attack’.

 

Mirëpo lidhur me këto aludime foli vet Noizy në një intervistë në RTSH, i cili mohoi se fshirja e duetit ka të bëjë me Loredanën.

 

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektua.

Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte”, tha Noizy për emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH.    /Lajmi.net/