Teksa edhe vetëm 3 ditë kanë mbetur nga koncerti “Alpha Show” i organizuar nga Noziy, reperi publikon çdo ditë më shumë detaje të reja.


Dhe me sa duket kështu ka bërë edhe së fundmi, duke zbuluar një detaj nga performanca e tij, Noizy publikoi në profilin e tij në Instagram një video gjatë provave me orkestrën, ku reperi këndon një version akustik të këngës “A po të kujtohet”.

 

Duke pasur parasysh performancat dhe këngët e reperit, mund të themi se kjo është hera e parë që e shohim duket kënduar në këtë version.

 

Duket se ky version i këngës do të jetë pjesë e performancës së tij në “Alpha Show”, të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë ai me mbishkrimin që i ka vendosur videos: “Prova.”