Njeriu më i pasur i planetit, Jeff Bezos ka përfunduar fluturimin 11 minutësh në hapësirë këtë të martë, me raketën e tij të quajtur “New Shepard”.

Bezos shoqërohej nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen.

Në video shihet momenti historik kur multimiliarderi, vëllai i tij, dhe dy shoqëruesit ngjiten në hapësirë dhe zbresin në toke. Ky është fluturimi i parë i një kompanie private me jo-austronautë në hapësirë.

Pronari i gjigantit të internetit, Amazon, e nisi rrugëtimin e tij me hapësirën që në fillim të viteve 2000, kur themeloi kompaninë e tij Blue Origin. U deshën vite punë, që sikurse konkurenti i tij më i madh në fushën e hapësirës, njeriun e dytë më të pasur të botës, Elon Musk, Bez0s të ketë një raketë që del nga orbita dhe përshkon hapësirën. Bezos pati guximin të hipë vetë në këtë anijen kozmike. ©LAPSI.AL