Lulzim Basha shprehet se Rama nuk e mbajti premtimin për të luftuar korrupsionin.

Në vazhdë të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, përmend raportimin e fundit të “Transparency International”, ku thotë se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim?” Shtron pyetjen Basha dhe përgjigjja sipas tij është ‘Jo’.

“Sipas raportit të fundit të Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, thuhet në postimin e kreut të PD.