avioni-ne-itali-droge
Zbulohet tjetër rast i trafikut të drogës përmes ajrit nga Shqipëria drejt Italisë.

Në qytetin e Brindizit janë sekuestruar 125 kg marijuanë e transportuar nga Shqipëria drejt Italisë në bordin e një avioni të lehtë drejtuar nga dy pilotë shqiptarë.

E gjithë lënda narkotike ishte e destinuar të furnizonte Rivierën e rajonit të Romanjës, por dhe tregun e kryeqytetit italian Romë.

“Mësohet se droga transportohej me avion nga Vlora në Rimini. “ Ndërkohë në Shqipëri janë arrestuar 4 vetë.

Bllokohet avioni me 125 kg droge- Në bordin një avionit të tipit të lehtë që udhëtonte nga Shqipëria drejt Brindizit, vendi ku dhe është ndaluar nga policia italiane, janë sekuestruar rreth 125 kg marijuanë.

Arrestohen 2 pilotet shqiptare- Përveç dy pilotëve dhe 7 persona të tjerë, italianë e shqiptarë janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Personat shqiptarë të arrestuar njihen nga autoritet itaine si dhe grabitës villas e apartamentesh.

Kapiteni i policisë së Ricciones Antonio De Lise ka deklaruar se kjo organizatë kriminale e trafikut kishte bazën në një qytet të Shqipërisë dhe përbëhet nga kreu i saj e anëtarë me role të ndryshme në këtë strukturë. E vecanta e këtij grupi kriminal është se për trasportimin e lëndë narkotike përdornin një avion të tipit të lehtë por dhe automjete enkas për shpërarjen në disa qytete italiane.

Policia e shtetit pritet të dalë me një deklaratë për median në lidhje me trafikun e drogësavioni-ne-itali-me-drogeitali-droga-ne-itali