Një grua është bërë virale pasi ka shpërndarë një video të saj duke sjellë në jetë djalin e saj në Oqeanin Paqësor.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Josy Peukert, 37-vjeçare, publikoi një postim në Instagram duke treguar se si ajo dhe partneri i saj, Benni Cornelius, 42-vjeçar, udhëtuan me makinë në plazh në mënyrë që ajo ta lindte fëmijën e saj në bregdetin e Playa Majagual, Nikaragua.

 

Gruaja lindi fëmijën e saj pa ndihmë mjekësore apo e njohur ndryshe si “lindje e lirë”, pasi refuzoi skanimet gjatë gjithë shtatzënisë.

 

Videoja e valëve të detit që përplasen në shpinën e saj derisa ajo përpëlitej nga dhimbja, është shikuar mbi 200 mijë herë.

Nuk ka statistika të disponueshme se sa lindje të tilla ndodhin në mbarë botën çdo vit, megjithatë numri besohet të jetë i vogël, por në rritje.

Procesi është i mbushur me polemika, pasi foshnja e një gruaje nga Kalifornia lindi e vdekur në vitin 2018, pas një lindjeje gjashtë-ditore pa ndërhyrje mjekësore.

 

Kur Josy e dinte se lindja e saj po fillonte, fëmijët e saj shkuan të qëndronin me miqtë dhe Benni e çoi atë në plazh me çantë mjetesh për lindje.