Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për mediat, pasditen e sotme. Vetëm një ditë më parë, Kryesia e PD-së ka miratuar emrin e tij në listën e kandidatëve për t’u bërë i/e para e Partisë Demokratike. Bashkë me Shehaj, dy emrat e tjerë përveç Lulzim Bashës, janë edhe Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
“Të dashur miq. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Sot kam thirrur mediat për konferencë shtypi në orën 18.00 në Hotel Rogner.”, shkruhet në statusin e Shehaj në Facebook.