Ditën e sotme nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “ZAYED-Flatrat e Veriut”. Fluturimi i parë do të jetë nga Zyrihu për në Kukës, nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë mëngjes me pamje nga aeroporti i Kukësit.

“Mirëmëngjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.

Aeroporti Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e vrojtimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen.