Rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh. Edhe pse këtë vit pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online, nuk do të ketë reduktim të programit mësimor. Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.

Teza nuk do të ketë pyetje të shkallëzuara, sipas niveleve të nxënësve, ndërsa edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse antiCovid.Provimet e radhës do të mbahen më 3, 7, 11 dhe 15 qershor.