320 persona pritet të vaksinohen në qytetin e Vlorës, mes tyre edhe pedagogë. 185 persona raportohet se do të marrin injeksionin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa pjesa tjetër do të vaksinohet ditën e nesërme.

Që kur EMA tha se vaksinat e AstraZenecas janë të sigurta, nuk ka pasur më hezitime nga radhët e mësuesve dhe pedagogëve.

Gjithsej në qytetin  e Vlorës që nga data 18 shkurt janë vaksinuar 5 mijë e 559 persona, mes të cilëve 658 kanë qenë mjekë. Pjesa tjetër e të vaksinuarve kanë qenë mësues, pedagogë apo të moshuar.