fakulteti-filologjik-universiteti-i-Tiranes

46 Universitete publike dhe private në gjithë vendin kanë hapur dyert sot për të pritur në auditoret e tyre studentët.

Viti i ri akademik 2014-2015 nis me 18 Universitete më pak se një vit më parë, institucione të arsimit këto që u mbyllën me propozim të Ministres dhe vendim të qeverisë për shkak se nuk plotësonin kriteret ligjore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në orën 09:30 do të jetë në Fakultetin e Shkencave Teknike, prane Rektoratit te Mjekesise, për çeljen e vitit te ri akademik.

Aktualisht nuk ka statistika zyrtare lidhur me numrin e studentëve që ulen për herë të parë në auditore, apo numrin e përgjithëm në të gjitha vitet e studimit, për shkak se vijon ende regjistrimi i studentëve të Universiteteve të mbyllura.

Edhe këtë vit studentët do të jenë të detyruar të zhvillojnë mësimin me dy turne. Auditoret do të jenë të hapura deri në orët e mbrëmjes, për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Korpusi Universitar, një nga projektet më të mëdha të UT nuk është miratuar përkundër faktit se projekti është gati.

Ndërkaq sfida që mbetet për këtë vit është akreditimi i Universiteteve. Është një agjenci britanike që do të bëjë akreditimin e Universiteteve, të cilat kaluan fazën e parë të seleksionimit.