Ndryshimi i orës është bërë automatikisht tek telefonat inteligjentë dhe orët elektronike, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas. Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.

Këtë vit, ora ditore në pjesën më të madhe të Evropës zbatohet nga data 28 mars deri më 31 tetor. Amerikanët i kthyen orët përpara më 14 mars dhe do të kthehen në kohën e rregullt më 7 nëntor. Në këtë mënyrë, diferenca kohore midis SHBA-së dhe Evropës ndryshon katër herë në vit.