Ka nisur shpërndarja e ematerilave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur në 12 qarqe.

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë.

Materialet zgjedhore ngarkohen në kamionët e ushtrisë. Janë mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.

Shpërndarja në qendrat e votimit nis një ditë para zgjedhjeve. Procesi ndiqet nga policia. Sot pritet të shpërndahen materialet zgjedhore në KZAZ.