Ka nisur raundi i dytë i bisedimeve mes delegacionit rus dhe atij ukrainas.

Takimi raportohet se po mbahet në kufirin me Bjellorusinë.

Ndërkohë Ukraina vijon rezistencën kundër pushtimit rus.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak bëri me dija se pikat kryesore të agjendës janë armëpushimi i menjëhershëm si edhe krijimi i korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat apo qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht.