Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve. Kjo është dita e gjashtë e tubimit të qytetarëve.

Dhjetra qytetarë, më së shumti të rinj me pankarta në duar u mblodhën para zyrës së Kryeministrit Rama dhe sot pritet të bëjnë publike dhe disa kërkesa të tyre të përmbledhura në disa pika.

Të dielën qytetarët u mblodhën sërish dhe paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.